Kujdes nga gurët që bien në rrugë! Shirat e dendur shkaktojnë rrëshqitje dherash në disa akse

29/11/2021 13:57

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore të Elbasanit.

Probleme ka pasur në aksin Elbasan-Gjinar dhe Cërrik -Gramsh-Mollë në Grabovë. Megjithatë, raportohet se nuk ka pasur probleme në qarkullim, ndërkohë që firmat kontraktuese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e inerteve që bien here pas here në vende të caktuara.

Si pasojë e shirave dhe e prurjeve të mëdha, ka dalje të ujërave të përroit të Gurrës, Shushicë dhe ujërave të lumit Shkumbin, ku janë nën ujë gati 1 hektarë tokë bujqësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA