Kujdes, ka gurë! Në rrugën Elbasan-Qafë Thanë, dherat bien për shkak të reshjeve

29/11/2021 15:48

Aksi Elbasan-Librazhd-Prrenjas mbetet më problematiku sa herë ka reshje të dendura shiu, për shkak të rënies së gurëve.

Zona është tërësisht e paqëndrueshme sidomos te kthesat e Murrashit, ku nuk kanë munguar edhe aksidentet.
Pavarësisht ndërhyrjeve sipërfaqësore, shpati i këtij mali është i paqëndrueshëm dhe i rrezikshëm për qarkullimin e mjeteve sa herë bie shi.

Probleme me rrëshkitjen e gurëve ka pasur edhe në akset Elbasan-Gjinar, ku rruga vazhdon të ketë rrëshkitje duke rrezikuar izolimin e zonës së shpatit. Po ashtu probleme janë evidentuar në rrugën Cërrik-Gramsh-Grabovë.

Ndërkohë, prurjet e lumit Shkumbin kanë shkaktuar përmbytje në disa toka bujqësore. Në fshatin Mlizë rezervuar, ka rrezikuar disa shtëpi, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve të emergjencave në bashkinë e Elbasanit vuri nën kontroll situatën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA