E rëndë në Fier/ Gjendet i mbytur dhe i dekompozuar në një kanal me ujë një person
29/11/2021 18:19
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Mujalli të Fierit.
Policia bën me dije se në një kanal me ujë është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull, ende i paidentifikuar nga policia.
Mësohet se trupi i viktimës së mbytur ishte i dekompozuar, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje të rëndë.
“Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar”. thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel