Ganluigi Buffon vazhdon të jetë në fushë edhe pse tashmë ka mbushur plot 43-vjeç.
Legjenda e portës aktivizohet në Serinë B me Parmën, ndërsa kërkon të kontribuojë në ngjitjen e klubit që i dha për herë të parë mundësinë të luante në nivelet më të larta të futbollit italian.
Megjithatë, jo në të gjitha rastet, ish-portieri i Juventus ia ka dalë të jetë në formën më të mirë, ndërsa së fundmi ka treguar se në pushimin e ndeshjes ndaj Lecce-s kur po humbisnin me rezultatin 4-0, dëgjoi dy tifozë të cilët i kërkonin të tërhiqej.
“Kam luajtur gjithnjë për tifozët, por ka raste kur të shqetësojnë. Pasi po humbnim me rezultatin 4-0 kundër Lecce-s në pushim dëgjova dy tifozë llafazanë të cilët kërkonin të dinin pse Buffon nuk është tërhequr. Po pse duhet të tërhiqem? Sepse një ndeshje nuk po shkon mirë dhe të gjitha ndeshjet që pasojnë nuk kanë vlerë?! Unë nuk e mendoj në këtë mënyrë”, u shpreh Buffon.
Top Channel