“Porta” e tretë nga qielli/ Nisin punimet për aeroportin e ri në Vlorë

28/11/2021 19:33

Është çelur kantieri i punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës që do ngrihet në zonën e Akërnisë.

Punimet pritet të përfundojnë në Prill të vitit 2024 teksa do te bëhet operacional në 2025-ën.

Nisja e punimeve në terren që përkon me festën e Flamurit është ndjekur edhe nga kryeministri Edi Rama sipas të cilit do të shërbejë si një motor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik.

Ky investim kap vlerën e 104 milionë euro dhe do të ndërtohet nga konsorciumi Mabco Construction.

Me ndërtimin e aeroportit të Vlorës, pritet të ndryshojë tërësisht edhe zona përreth tij, pasi masterplani për zhvillimin e zonës përfshin nisjen e një sërë investimesh në turizëm me hotele e resorte.

Në fazën e parë projekti përfshin ndërtimin e terminalit të pasagjerëve dhe fillimin e operimit brenda 36 muajve ndërsa në fazën e dytë parashikohet zgjerimi i terminalit 4 vite pas fillimit të operimit të fluturimeve.

Pista e aeroportit të Vlorës që do të mundësojë fluturime transoqeanike do të jetë mbi 3 km dhe pranë tij është parashikuar të ngrihet edhe Akademia e Aviacionit Civil.

Sipas projektit, qeveria do të marrë përsipër të garantojë të ardhurat e munguara përmes buxhetit të shtetit në 10 vitet e para nëse do të jenë më të ulëta se 140 milionë Euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA