Policia e Durrësit ka gjetur 26 vjeçaren që ishte larguar nga banesa.
26-vjeçarja ishte larguar me dëshirë nga shtëpia, për të bashkëjetuar me një burrë, duke braktisur me dëshirë fëmijët e mitur.
Njoftim
Në vijim të informacionit për largim nga banesa të shtetases A. C., sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit të marrë nga familjarët për largimin nga banesa të 26 vjeçares A.C., menjëherë kanë nisur kërkimet dhe veprimet hetimore.
Nga informacionet e grumbulluara si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, më datë 27.11.2021, rreth orës 23:30, u bë gjetja dhe kapja e shtetases të shpallur në kërkim A.C., banuese në lagjen Nr. 13, Durrës.
Për këtë shtetase filloi procedimi penal sepse më datë 22.11.2021, ka braktisur 2 fëmijët e mitur dhe ishte larguar me dëshirën e saj duke bashkëjetuar me shtetasin A.K., banues në Labinot Mal Elbasan.
Materialet i kaluan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.
Top Channel