
23/02 22:38
PSG reagoi pas humbjes me Manchester City në mesjavë dhe fitoi 1-3 në fushën e St Etienne, ekipi me më shumë tituj kampion në Ligue 1.
Debutoi më fund Sergio Ramos (titullar) me ekipin e ri në kampionatin francez, por lajmi i keq ishte dëmtimi i brazilianit Neymar.
Ky i fundit, në tentativën për të mos shkelur kundërshtarin, vendosi këmbën keq në tokë dhe u pa të bërtiste e të shpërthente në lot. Pasi mori ndihmën e parë, la fushën e lojës me ndihmën e barelës, ndërsa në pritje të ekzaminimeve mjekësore, dëmtimi duket se është vërtetë i rëndë dhe do ta mbajë jashtë fushave për të paktën disa javë.
Top Channel