28-29 Nëntori nxjerr në pah shkeljen e Protokollit të Shtetit! Deputetët lihen jashtë ceremonive zyrtare

28/11/2021 18:01

Festa e Pavarësisë rikthen një lajmi të vjetër, kur me të drejtë deputetët e opozitës (por edhe ata të shumicës nën zë) ankohen se janë lënë jashtë çdo protokolli shtetëror për këtë festë më e rëndësishmja në rang sepse është Festa Kombëtare e Republikës së Shqipërisë.

Edhe për Ditën e Çlirimit ndodh e njëjta gjë, por në këtë rast një pjesë e opozitës nuk merr pjesë sepse ka zgjedhur ta festojë një ditë më parë. I ashtuquajturi Protokoll i Shtetit që nuk u ngrit dot asnjëherë në nivelin e kërkuar, vazhdon të zbatojë një VKM, e cila në marrëdhënie me Kuvendin e Shqipërisë dhe deputetët bie ndesh me Ligjin për Statusin e Deputetit, i cili përcakton qartë se “Në marrëdhëniet protokollare Kryetari i Kuvendit vjen pas Presidentit të Republikës, zëvendëskryetarët pas Kryeministrit, kryetarët e komisioneve dhe kryetarët e grupeve parlamentare barazohen në trajtimin protokollar me ministri. Deputeti përfshihet, pas ministrave, në protokollin e bashkisë, të rrethit (qarkut) dhe prefekturës, ku banon ose ku është zgjedhur”.

Pavarësisht ankesave të deputetëve, Këshilli i Ministrave duket se nuk ka ndërmend ta ndryshojë këtë vendim qeverie që bie ndesh me ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA