Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme tek vendi i quajtur ish “Fusha e Aviacionit” në Tiranë.

Rreth orës 21:35, një person që qarkullonte me automjet ka qëlluar në ajër me pistoletë manovër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.  Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë pistolete manovër.

Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e personit të dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA