SHBA, gati për luftë me Rusinë: Ukraina nuk është vetëm

27/11/2021 13:21

Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklarojnë se të gjitha alternativat janë mbi tryezë lidhur me reagimin ndaj grumbullimit të “të madh dhe të pazakontë” të trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës.

Sipas tyre, aleanca e NATO-s do të vendosë se cili do të jetë hapi i mëtejshëm pas konsultimeve javën e ardhshme.

Komentet i bëri ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried përpara gazetarëve.”Siç mund ta kuptoni, të gjitha opsionet janë në tryezë”, tha  Donfried.

“Tani i takon aleancës të vendosë se çfarë hapash të mëtejshme do të ndërmarrë,” shtoi ajo  duke folur në prag të një vizite të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken në Letoni dhe Suedi javën e ardhshme për të marrë pjesë në takime të NATO-s dhe OSBE-së ku ajo tha se grumbullimi “i madh dhe i pazakontë” i trupave nga ana e Moskës do të ishte tema kryesore.

Zyrtarët e SHBA-së, NATO-s dhe të Ukrainës kanë ngritur alarmin javët e fundit për ato që ata thonë se janë lëvizje të pazakonta të trupave ruse pranë Ukrainës, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme të nisë një sulm ndaj fqinjit të saj, akuza këto të cilat që Rusia i ka hedhur poshtë.

Një ditë më parë, presidenti ukrainas paralajmëroi për një grusht të mundshëm shteti në vendin e tij, megjithatë, pasi duket ka marrë garancinë e SHBA-së se do të jetë në krah të vendit të tij, Volodymyr Zelensky tha se janë gati për çdo lloj aksioni me Rusinë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta