Protestë kundër hidrocentralit/ Banorët në Ulëz: Do na marrë krejt ujin për vaditje

27/11/2021 18:44

Banorët e Madheshit njësia administrative Ulez, Bashkia Mat protestuan kundër ndërtimit të një Hidrocentrali në zonën e tyre.

Ata akuzojnë se pas këtij projekti që parashikon tu marrë ujin vaditës fshihet kryebashkiaku Agron Malaj.

Sipas banorëve investimi po realizohet ne fshehtësi të plotë dhe po falsifikohen firmat e tyre.

Banorët kërkojnë tërheqjen e projektit ne te kundërt paralajmërojnë se do përshkallëzojnë protestat deri ne bllokim te akseve rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA