
Pas aksidentit ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Mamurras ku u përfshinë 3 automjete, një prej të cilave pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Sali Berisha, që po ktheheshin nga foltorja që kishin zhvilluar në Kurbin, ka ardhur edhe reagimi i policisë së shtetit.
Përmes një njoftimi zyrtar policia thotë se kanë proceduar penalisht drejtuesit e mjetit tip ‘Benz’, i cili goditi një tjetër mjet tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin S.L., dhe ky i fundit ka goditur një nga makinat e eskortës të deputetit Sali Berisha.
Policia njofton se të tre automjetet që u përfshinë në aksident qarkullonin në të njëjtin sens lëvizje, në korsinë e shpejtësisë, ndërsa si pasojë e goditjes morën dëmtime të lehta 24-vjeçari i cili u procedua penalisht, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të, të tre banues në Kosovë.
Makinat e eskortës ka marrë dëmtime të konsiderueshme, por asnjë nga stafi dhe as Berisha nuk kanë pësuar lëndime.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.
Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.
Top Channel