“Kjo do të sjellë pak presion ndaj Evropës”, thonin sot peshkatarët francezë që vijojne protestën për marrëveshjen post-Brexit te ujërave të peshkimit me Britaninë.
Përveç trazirave në trafikun detar ata sot bllokuan dhe hyrjen e Eurotunnel me Anglinë në Kale, si pjesë e protestës së peshkatarëve.
“Unë jam nga të privilegjuarit që morën liçencën e tyre herët, por kolegët e mi nuk do të vdesin dhe ne nuk do t’i braktisim” tha peshkatari Dominique Ramet, nga Boulogne.
Kreu i shoqatës së peshkatarëve francezë Gerard Romiti tha se trafiku detar dhe tuneli me Anglinë do të bllokohet për disa orë në portet e Saint-Malo, Ouistram e Calais.
Francezët kërkojnë shtim të numrit të liçencave për peshkatarët në ujërat britanike dhe kërcënojnë për një luftë tregtare.
“Ne nuk duam lëmoshë, duam liçencat tona, Britania duhet të zbatojë marrëveshjen post-Brexit. Shumë peshkatarë nuk dinë ç’do të bëhet me ta,” tha kreu i shoqatës së peshkatarëve.
Sipas marrëveshjes se vitit te kaluar mes Britanisë e BE, mjetet evropiane të peshkimit duhet të aplikojnë për liçenca të reja.
Por Parisi thotë se dhjetra peshkatarë francezë u janë refuzuar liçencat për peshkim në ujërat e pasura britanike, edhe pse kjo kontestohet nga Londra.
Franca ka akuzuar gjithashtu autoritetet në ishullin e vetëqeverisur Xhersey në mes të ngushticës, se po merr mbrojtje nga Britaia për të ndaluar peshkatarët.
Top Channel