Një avion i linjave Aeroflot që fluturonte nga qyteti rus i Shën Petersburg drejt Namangan në Uzbekistan ka bërë një ulje emergjence në Nizhny Novgorod, pasi një bebe lindi në bordin e tij, njoftonte agjencia ruse TASS.
“Kapiteni i avionit njoftoi se një grua mes pasagjerëve ishte në dhimbjet e lindjes dhe vendimi u mor për të ulur avionin në Nizhny Novgorod. Në lindjen e bebes ndihmuan stjuardesat. Ulja gjithashtu shkoi mirë,” thanë burimet e agjencisë.
Ato shtonin se bebja është në gjendje të mirë, teksa menjëherë pas uljes në aeroportin Chkalov të Nizhny Novgorod zyrtarët kishin thërritur një ambulancë. “Sapo avioni u ul nëna dhe bebeja e porsalindur u dërguan në spitalin e qyetit”, tha zëdhënësi duke shtuar se më pas fluturimi kishte vijuar drejt destinacionti të tij.
Top Channel