Liqeni i Pogradecit por edhe zona përreth tij u bënë pjesë e UNESCO 2 vite më parë por kjo pasuri botërore është e ekspozuar përballë shumë faktorëve ndotës.

Inertet prej të paktën 8 vitesh depozitohen në brendësi të saj farë pranë liqenit ndërkohë që askush nuk shqetësohet për këtë faktor ndotës.

Në afërsi të fshatit Piskupat, mbi anën e rrugës nacionale makinat e tonazhit të rëndë kanë shkarkuar sistematikisht dhera, mbetje asfaltike apo materiale të tjera ndërtimi.

Aksioni i 4 viteve më parë nga IKMT për prishjen e objekteve si bare, restorante e hotele që ishin ngritur buzë liqenit i parapriu përfundimit të punimeve për ndërtimin e rrugës Pogradec – Lin por këto ndërhyrje duket se nuk u realizuan pa shkaktuar dëme mjedisore. Banorët tregojnë se mbetjet u depozituan aty dhe se ky problem nuk është zgjidhur.

Pogradeci synon zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit duke u mbështetur tek liqeni dhe pasuritë e tjera natyrore por pas vijës liqenore qe duket e sistemuar problemet mjedisore që duan zgjidhje janë të mëdha dhe me shumë kosto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA