
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla zhvilloi një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve të Ballshit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Parlamenti miratoi në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve.
“Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura dhe që ende janë të pazgjidhura”, deklaroi Balla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Ballsh📍Zhvilluam një takim me drejtuesit e sindikatës së naftëtarëve. Miratuam në Buxhetin e Shtetit për vitin 2022 një fond të posaçëm për pagat e papunësisë së 830 naftëtarëve. Do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e naftëtarëve nga detyrimet e prapambetura dhe që ende janë të pazgjidhura.
Top Channel