Takimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Soçi të Rusisë me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin nuk kishte sesi të mos përfshinte dhe Kosovën. Vuçiç tha se i tregoi atij pjesën veriore të Kosovës në një hartë, por nuk dha asnjë detaj tjetër.

I pyetur rreth deklaratave të Albin Kurtit se do të votonte për bashkim me Shqipërinë nëse do të organizohej një referendum, ai u shpreh se e kishin diskutuar dhe këtë.

Kemi folur rreth kësaj dhe jemi kuptuar mirë. Unë kam folur për standardet e dyfishta dhe për hipokrizinë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe presidenti Putin e kupton këtë dhe e di për çfarë flas por ai kërkoi shpjegime shtesë nga unë, kështu që folëm për Veriun e Kosovës të cilin ia tregova edhe në hartë”, tha presidenti serb shkurt në një intervistë për RTS.

Putin deklaroi se sa i përket Kosovës, “pozita e Rusisë është ‘parimore’ dhe nuk i nënshtrohet  situatës aktuale politike. Ne e përkrahim pozitën tuaj, kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemit me Kosovën dhe shpresoj që do të zgjidhet duke ju përshtatur interesave të të gjithë njerëzve që jetojnë atje”, tha ai.

Vuçiç ka shprehur mirënjohje për përkrahjen e Rusisë në ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

Siç e dini tashmë, në rajonin tonë jemi dëshmitarë të shtimit të provokimeve dhe tensioneve, sidomos në territorin e Kosovës”, ishte komenti i tij.

Gjatë takimit, presidenti rus Putin i ka thënë presidentit serb që do të gjejë zgjidhje të pranueshme për çmimin e gazit rus për Serbinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA