Tentoi të vriste me pistoletë një 38-vjeçar pas një sherri, arrestohet autori në Tiranë
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen tragjike në Deçan të Kosovës ku gjatë një sulmi me armë ndaj një autobusi me nxënës humbën jetën 4 persona.
Me një reagim në Facebook presidenti Meta shprehet se është i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit. Ai u ka uruar ngushëllim të plagosurve ndërsa ka bërë apel për kapjen e autorëve.
“Thellësisht i tronditur nga akti kriminal në Gllogjan të Deçanit, ku sipas të dhënave paraprake raportohet për tre humbje jete dhe një të plagosur. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e plotë familjeve të të vrarëve dhe të gjithë popullit të Kosovës, duke bashkëndarë me ta dhembjen e madhe për këtë ngjarje shumë të rëndë. Të lënduarit i uroj shërim sa më të shpejtë dhe përgëzoj ekipet mjekësore për përkushtimin dhe profesionalizmin, që po dëshmojnë! Kam besimin e plotë se institucionet përgjegjëse dhe drejtësia në Republikën e Kosovës do të zbulojnë sa më parët autorët, që meritojnë ndëshkimin më të ashpër ligjor”- shkruan ai.
Edhe kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmin në Kosovë.
“Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan. Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave. Shërim të shpejtë nxënësit që po merr ndihmën mjekësore. Jam i sigurt se autoritetet do bëjnë gjithcka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krimi makabër”, shkruan Basha.
Reagimi i ministres Xhaçka: Pikëllim e dhimbje për tragjedinë në #Kosovë të shkaktuar nga një dorë kriminale që meriton dënimin më të ashpër që parashikon ligji. Mendjet e lutjet tona ju shkojnë familjeve të viktimave të pafajshme! U prehshin në paqe!?
Top Channel