Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE
Dhjetëra vetë dolën në protesta në Ankara duke ngritur zërin kundër situatës së rënduar ekonomike të vendit, në një kohë kur lira turk shënoi një zhvlerësim prej 43% kundrejt dollarit amerikane dhe vëzhguesit thonë se rënia e lirë e monedhës kombëtare, do të vazhdojë.
Inflacioni në Turqi ka mbërritur nivele rekord; jeta është shtrenjtuar, fuqia blerëse ka rënë , e megjithatë Erdogan nuk do që të rrisë normat e interesit duke shkaktuar kështu rritje edhe më të madhe të inflacionit.
Luhatjet e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të çmimit të lëndëve ushqimore e kanë rënduar shumë popullsinë turke. Protestuesit dogjën në shesh në mënyrë simbolike letra që paraqesin karta krediti.
“Rritja e shpejtë e dollarit, kriza ekonomike që po na godet kaq fort, çmimet në stratosferë, s`po na mbetet më asgjë nga rroga, na u shkrinë dhe kursimet”.
“E ndjekim rënien e lirës turke me zemër të ngrirë, s`na e merrte mendja që do të bëhej kaq keq! Rrimë vrasim mendjen si do të mbyllim muajin”.
Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se kjo tendencë do të vazhdojë. Në 1 korrik në të gjithë Turqinë u rritën çmimet e gazit dhe energjisë elektrike.
Kjo u lidh me rënien e vazhdueshme të vlerës së monedhës. Lira turke vazhdoi zhvlerësimin, e dollari amerikan u shtrenjtua.
Firmat e energjisë kanë pasur humbje, sepse importet nga jashtë mbahen me kursin e dollarit. Mendohet se dhe vera shumë e thatë pati ndikim mbi inflacionin.
Thatësira bëri që çmimet e ushqimeve, sidomos të perimeve dhe frutave të rriten.
Top Channel