Pas vdekjes, babait të ish-presidentit Alfred Moisiu i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Lushnjës

26/11/2021 14:26

Lushnja nderon personalitet që kontribuuan në çlirimin e vendit. Në kuadër të javës së festave të nëntorit u dha titulli qytetar nderi pas vdekjes gjeneral Spiro Moisiut. Ai është babai i ish-presidentit Aleksandër Moisiu, i cili ishte i pranishëm në këtë ditë. 

Ceremonia e nderimit të zotit Moisiu, u bë në qendrën e artit Vaçe Zela. Me këtë rast u promovua edhe libri biografik për gjeneralin Spiro Moisiu i autorit lushnjar Jovan Bizhyti. Në këtë promovim merrnin pjesë dhe drejtues të pushtetit lokal e qendror si dhe miq e të ftuar të tjerë.

Autori në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh se gjeneral  Spiro Moisiu jetoi për disa vjet në Myzeqe dhe nuk e braktisi atë kurrë. Me pas historianë e letrarë folën për vlerat e librit.

Kryetarja e bashkisë, Eriselda Sefa, pasi foli për figurën e gjeneralit i dha Alfred Moisiut ish-president emblemën e qytetarit te nderit të Lushnjës për babain e tij pas vdekjes.

Në fund presidenti Alfred Moisiu foli me emocionet e rastit për nderin që i bëhet babait të tij si dhe mbresa nga libri biografik.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA