Një qytetar nga Tirana ngre një shqetësim në Fiks Fare në lidhje me skemën e rimbursimit të ilaçeve.
Ai thotë se prej vitesh kurohet nga Hipertensioni dhe Diabeti si dhe ka qenë gjithmonë përfitues i skemës së rimbursimit por 2 muajt e fundit është i detyruar që t’i blejë pasi mjekja e familjes i ka thënë se sistemi i rimbursimit të ilaçeve është bllokuar.
Ai shprehet se i duhet të marrë 4 lloje mjekimesh dhe se për ilaçet me rimbursim i duhet të marr me 7 mijë lekë më shumë në çmim. Sipas mjekes së familjes i është thënë se kjo ndërprerje u është bërë mbi 20 pacientëve të tjerë që nuk mund ta marrin si shërbim dhe kjo situatë do të zgjasë deri në muajin Mars. Gazetarët e Fiks Fare bashkë me denoncuesin u drejtuan tek Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për të parë se çfarë nuk shkonte me skemën e ilaçeve të rimbursuara.
Sipas punonjëses së institicionit kjo situatë nuk ishte normale pasi sistemi zhbllokohet dhe se i duhej te komunikonte me mjeken perkatëse të familjes.
Në një komunikim të gazetarëve me drejtoreshën e qendrës shendetesore “Bregu i Lumit” ku ne lidhje me bllokimin e sistemit tha se e gjithë kjo ka ardhur si pasojë e pezullimit nga puna të mjekut të familjes me të cilin ndiqej denoncuesi dhe kështu asnjë mjek tjetër nuk kishte akses në sistem, por si shqetësim për denoncuesin dhe 20 pacientë të tjerë janë njoftuar institucionet perkatëse dhe rasti u zgjidh që pacienti të pajiset me kodin përkatës për të marrë mjekimin me skemën e rimbursimit.
Top Channel