Marrëveshja Kosovë-Shqipëri në fushën e bujqësisë, Ministri Peci: Synojmë të intensifikojmë shkëmbimin tregtar

26/11/2021 11:47

Ministri i Bujqësisë së Kosovës, Fatjon Peci, së bashku me ministren Krifca folën sot në mbledhjen mes dy qeverive për marrëveshjet mes dy vendeve në fushën e bujqësisë.

Ministri Peci u shpreh se synimi i kësaj marrëveshje është përafrimi i politikave të përbashkëta bujqësore mes dy vendeve, shkëmbi i eksperiencave si dhe synohet intensifikimi i shkëmbimit tregtar.

Fatjon Peci: Në vazhdën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Frida Krifcën ne po firmosim një marrëveshje të bashkëpunimit në bujqësi, që synon në përafrimin e politikave të përbashkëta bujqësore, shkëmbimin e eksperiencave. Ne synojmë të intensifikojmë shkëmbimin tregtar, mësimet e shumta që kemi nxjerrë nga pandemia është e qartë që nevoja për sigurinë ushqimore është pjesë e sigurisë nacionale, synojmë të intensifikojmë shkëmbimin tregtar. Kosova dhe Shqipëria mund të ketë një bujqësi intensive në të ardhmen, në aspektin e kushteve atmosferike, relievit. Një element i bashkëpunimit është angazhimi në ndarjen e eksperiencës në procesin e digjitalizimit në fushën e bujqësisë. Synojmë që të avancohet edhe me veprime konkrete në të ardhmen duke vendosur tarifa të reja doganore.

Ministrja Krifca tha se po punohet për të eliminuar barrierat tarifore mes dy vendeve.

Frida Krifca: Me ministrin Peci kemi zhvilluar takime, puna po ndërtohet mbi bazat e angazhimeve të marra më parë. Kemi 43 certifikata të njohura nga dy autoritete. Po punojmë për të eliminuar barrierat tarifore. Ne kemi marrë përsipër të angazhohemi për shkëmbimin e përvojave të programit IPA. Ne sot nënshkruajmë marrëveshje për të formalizuar e këtij bashkëpunimi duke shkëmbyer përvoja të përbashkëta, fokus kemi heqjen e barrierave dhe për të nxitur volumin e tregtisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA