Ajsel është fëmija e parë që lindi pas tërmetit duke u kthyer në dëshmi e triumfit të jetës përballë tragjedisë që shkaktoi tërmeti.

“Goca lindi 3 ditë pas tërmetit. Atëkohë jetonim në çadra. Na krijuan kushtet se banesat ishin të shkatërruara.”

Më pas familja Sula u zhvendos në konteiner, së bashku me familje të tjera që mbetën pa shtëpi. Këtu familja u shtua edhe me një djalë tjetër. Sot, Ajsel është 2 vjeç dhe ende jeton me prindërit e dy vëllezërit në konteiner.

”Sot mezi presim që të përfundojë ky ankthi i të jetuarit në konteiner e të shkojmë sa më shpejt në shtëpinë tonë.”

Të jetosh në konteiner nuk është aspak e lehtë, por familjet që jetojnë në to kanë shpresë se gjithçka do të përfundojë shpejt.

”Jemi 2 pensionistë të vetmuar dhe s’kemi njeri në kurbet. Nuk kemi datë por po punohet dhe jam optimist që herën tjetër në këto pallate do të marrim dhe ne hyrje.”

”Në konteiner jemi po tani në dhjetor 42 familje do ta hyjnë në pallate…”

640 familjeve në Manëz të Durrësit iu dëmtuan banesat dy vjet më parë nga tërmeti. Pas riparimit, një pjesë janë kthyer në banesa, ndërsa të tjerë qëndrojnë me shpresë që një ditë të kthehen në to. Ndërkohë këtu në lagjen e re po ndërtohen 9 pallate, 2 prej të cilave në përfundim e sipër. Në dhjetor, para vitit të ri ato do të presin 42 familjet e para të përzgjedhura gjatë një shorteu të hedhur në bashkinë e Durrësit.

”Ne do të bëhemi më të mirë. Ndërtesat po bëhen shumë shpejt dhe të bukur e uroj që të bëhen shumë shpejt e të jetojmë të lumtur e të sigurtë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA