Nuk ka asnjë takim të drejtuesve të PSG me Zinedine Zidane, skuadra do të vazhdojë përpara me Mauricio Pochetinon. Pavarësisht zërave të shumtë mediatike, parizienët nuk do të ndryshojnë trajner. E konfirmon vetë drejtori sportiv Leonardo, për të cilin u fol se në ditët e kaluara ishte takuar me ish trajnerin e Realit të Madridit.
“Kam shumë respekt për të, por as e kam parë dhe as nuk e kam kontaktuar Zidane”, – tha Leonardo që më pas siguroi se në drejtim do të mbetet Pochetino duke u shprehur, – “Nuk duam që ai të largohet, dhe ai vetë nuk na ka kërkuar të largohet”.
Me këto fjalë Leonardo ka dashur të largojë retë e dyshimeve në lidhje me drejtimin e PSG, pas zërave për një tratativë në aksin Manchester-Paris që kanë përfshirë në ditët e fundit si Pochetinon ashtu dhe Zidane.
Trajneri argjentinas sipas tyre ishte favoriti i Manchester United për të zëvendësuar të pushuarin Solskjaer duke e arsyetuar dëshirën për tu larguar nga Parisi me vështirësitë e menaxhimit të treshes Mbappe, Neymar Messi. Në vend të tij PSG do të merte Zidane. Të gjitha këto hipoteza që janë hedhur poshtë publikisht tanimë nga Leonardo./ SS
Top Channel