Kurti përmend shprehjen e Fishtës para Ramës: Vërtet kemi Bajram e Pashkë, shqiptarinë e kemi bashkë

26/11/2021 10:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në mbledhjen ndërqeveritare që po mbahet në Elbasan duke thënë se një nga marrëveshjet, më konkretisht linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës që do të jetë ekologji dhe fuqi e tokës në det.

Kurti përmendi shprehjen e Fishtës duke thënë: “Vërtet kemi Bajram e Pashkë, shqiptarinë e kemi bashkë”. Ndër të tjera theksoi se marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të lehtësojnë më tej procedurat.

Kurti: Sa më të integruar të jemi, aq më e mirë do të jetë jeta e qytetarëve. Njerëzit tanë duhet të lëvizin e punojnë, prandaj duhet t’i zgjerohet biznesi e tregtia. Kjo punë ka nisur të ecë. Së bashku mund të prodhojmë më mirë e të punojmë më shumë. Qartësia se orientimi përbashkët na orienton për lëvizjet më të duhur.

Linja hekurodhore Prishinë Durrës është ekologji dhe fuqi e tokës në det, rritje e rëndësisë së portit kryesor të shqiptarëve. Është e rëndësisë ekonomike dhe gjeopolitike. Ne jetojmë në rajonin tonë e me fqinj tanë me të cilët kemi të kaluar të përbashkët. Marrëveshjet që kemi përpara do të lehtësojnë edhe më tej procedurat.

Siç thoshte Fishta “Vërtet kemi Bajram e Pashkë, shqiptarinë e kemi bashkë”. Po rrisim bashkëpunimin në fushën e drejtësisë si dhe po lehtësojmë njohjen reciproke të diplomave e certifikatave. Për tu siguruar se marrëveshjet do të zbatohen, tashmë kemi koordinator të përbashkët, për çka falenderoj Republikën e Shqipërisë dhe kryeministrin Rama.

Top Channel