Kreu i KLP takohet me delegacionin Armen, qëllimi njohja e arkitekturës së sistemit të ri të drejtësisë

26/11/2021 14:17

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, i shoqëruar nga Nurihan Seiti, kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale në Këshill, u takua me delegacionin Armen, të përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë së Përgjithshme, Këshillit Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komisionit për Parandalimin dhe Luftën Kundër Korrupsionit.

Vizita e tyre në institucione të drejtësisë në vend është me natyrë studimore dhe ka si qëllim njohjen e arkitekturës së sistemit të ri të drejtësisë në vend pas hyrjes në fuqi në vitin 2016 të paketës ligjore mbi të cilën mbështetet zbatimin e reformës në drejtësi, përbërja dhe mandati i KLP-së, roli i tij në “vettingun e përhershëm” të prokurorëve, procesi i rekrutimit të prokurorëve kandidatë për t’u pranuar në programin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, kriteret dhe procedura e vlerësimit të prokurorëve, ngritja në detyrë, përgjegjësia disiplinore dhe shkarkimi i prokurorëve, sfidat e organeve kolegjialë për transparencë ndaj opinionit publik dhe medias.

Në përfundim të takimit, të pranishmit vlerësuan se njohja e përvojës shqiptare do t’i shërbejë delegacionit Armen në vendimmarrjet e ardhshme për reformimin e sistemit të tyre të drejtësisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA