”Jemi gati për luftë me Rusinë”, presidenti ukrainas: “Le të vijnë, i presim”!

26/11/2021 18:58

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij është gati për çdo lloj përshkallëzimi të situatës me Rusinë dhe shtoi se Kievi ka informata rreth planit të Moskës për të organizuar një grusht shteti dhjetor, në të cilin do të përfshiheshin edhe qytetarë rusë.

Komentet e tij, Zelensky i bëri përpara gazetarëve ne Kiev në mesin e raporteve se mijëra trupa ruse janë grumbulluar në kufi e në Krimenë e aneksuar ilegalisht.

Mediat botërore, përfshirë The Neë York Times dhe Bloomberg, cituan zyrtarë amerikanë të pohojnë se Rusia mund ta sulmojë Ukrainën këtë dimër, dhe inkursioni do të jetë më i madh se ai i 2014-tës, kur u mor Krimeja. Zelensky u shpreh se vendi i tij ka kontroll të plotë ndaj kufijve të vet dhe është gati naj cdo aksioni rus. “Rreziku i luftës është i madh.

Ne jemi krejtësisht të përgatitur për përshkallëzim”, u shpreh ai. Më herët, edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ishte shprehur se Washingtoni po shqetësohet realisht nga lëvizjet ushtarake ruse në kufi dhe tha se një ofensivë e re e Moskës, do të ishte një gabim serioz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA