Para pak ditësh, emisioni “Fiks Fare” transmetoi ankesën e zonjës Luljeta Kamberaj, e cila ankohej se prej rreth 5 vitesh ishte në pritje të datës së gjyqit në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë. Luljeta thotë se ka qenë sanitare në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe është hequr nga puna. Ka kundërshtuar këtë masë në gjykatë, ndërsa është dhënë edhe vendimi i Gjykatës Administrative të Vlorës. Ndërkohë, ka apeluar këtë vendim dhe prej 5 vitesh nuk ka dalë një datë gjyqi.

Pas kësaj ankese, Fiks Fare i kërkoi një informacion Gjykatës Administrative të Apelit në Tiranë. Sipas përgjigjes, kjo gjykatë thotë se çështja e zonjës Luljeta është regjistruar në Gjykatën e Apelit në datën 25 maj 2017 dhe i ka kaluar për shqyrtim gjyqtares Blerona Hasa. Në këtë përgjigje thuhet se gjyqtarja Hasa po gjykon çështjet e regjistruara në muajin shtator të vitit 2016, duke zbatuar për shqyrtimin e tyre rendin kronologjik, me pikë referimi datën e regjistrimit.

Nga verifikimet në sistem, rezulton se gjyqtarja Blerona Hasa ka aktualisht 3611 dosja që po presin të gjykohen prej saj dhe mesatarisht planifikon 30 çështje të reja në muaj.

Ndërkohë, në Gjykatën e Apelit Administrativ janë në pritje për t’u gjykuar 17.913 çështje dhe aktualisht po gjykohen çështjet e regjistruara në muajin shtator të vitit 2016 e në vijim. Në përgjigje thuhet se në Gjykatën Administrative duhet të ishin 13 gjyqtarë, ndërkohë që janë vetëm 6. Sipas një përllogaritje të Fiks Fare, këta 6 gjyqtarë, të cilët gjykojnë 30 çështje në muaj, i duhen edhe 8.2 vite që të gjykojnë 17.913 çështjet që janë në këtë gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA