Familjarët të traumatizuar presin në spital/ Sulmi me armë ndaj autobusit! Ndërrojnë jetë shoferi dhe dy nxënës (Fotot)

26/11/2021 21:28

Një autobus me nxënës është sulmuar me armë këtë të premte në Gllogjan të Deçanit në Kosovë.

Tre persona kanë mbetur të vdekur, mes tyre shoferi i autobusit dhe dy nxënës rreth 18 vjeç.

Emrat e viktimave sipas të dhënave paraprake janë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit Ledjon Hamazi e Ledjana Mustafaj

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodra  Nikçi ka konfirmuar për Top Channel se 3 persona kane humbur jetën dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ai tha se prokurori ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pas marrjes së informacioneve mediat do të njoftohen.

Familjarët janë parë të traumatizuar në spitalin e Pejës duke pritur informacion për gjendjen e të afërmve të tyre.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel