Gazetarja Alma Demiraj ndodhej në vendin ky para dy vitesh ndodhej një pallat gjashtë katësh, por që tërmeti i 26 nëntorit e shembi duke e zhytur dy kate nëntokë.
Fatkeqësisht pati viktima dhe një pjesë e mirë e banorëve janë shpërndarë të jetojnë me qira në lagje të ndryshme të qytetit.
Sot ka mbetur një lulishte ku pritet të ndërtohet një memorial në kujtim të viktimave.
Sot pas dy vitesh ka ende shumë familjarë, banesat e të cilëve u dëmtuan që nuk janë kthyer në shtëpitë e tyre. Disa prej tyre nuk do të kthehen në lagjen e vjetër pasi do të zhvendosen në lagjen e re që do të ndërtohet në Spitallë me 996 apartamente pranë universitetit Aleksandër Moisiu.
Pas tërmetit të 26 nëntorit 6000 familje u strehuan me bonus me qira. 2150 prej tyre janë kthyer në shtëpitë e tyre.
Mbeten edhe 3850 të cilët presin ose tu ndërtohet shtëpia nga e para ose të rikonstruktohet si në rastin e këtij pallati, të cilin e ka marrë përsipër firma e ndërtimit për ta rikostruktuar. Në këtë pallat janë në pritje 280 familje.
Top Channel