“Berisha nuk vendos PD para vetes”/ Ish-kryeministri mohon fjalët e Bashës: Beteja ime është për dinjitet

26/11/2021 17:47

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Foltorja e Kurbinit ka mohuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha të thënë mbrëmjen e së enjtes në emisionin Open në Top Channel.

Ai pohoi se ka pasur një bisedë me Bashën, por ka theksuar se nuk vë asgjë para dinjitetit të tij dhe se përderisa është me demokratët do të thotë se janë parësore interesat e tyre.

“Unë i paskam thënë se nuk pyes për partinë Demokratike, fakti që jam pranë jush unë vej interesat tuaja para, por të dashur demokratë të Kurbinit, cila është e vërteta e kësaj bisede. Dy muaj më parë i paska thënë ambasadorja se nëse Berisha nuk largohet nga parlamenti do të ketë pasoja të rënda mbi Berishën mbi këtë, mbi atë. Beteja ime është betejë për dinjitet, dinjitetin tim nuk e lë për asgjë në botë. Fëmijët e mi janë 100% dakord me mua në luftën time, unë i kam thënë se partia ime nuk meriton të jetë parti politike, ke të drejtë ashtu është më ka thënë,  si kam thënë kurrë që unë nuk pyes për PD, e vërteta është unë dhe çdo njeri nuk vë asgjë gjë dinjitetin e tij. Si ajo fjala më mirë qiri i fikur se sa i fëlliqur”, tha Berisha.

Sipas Bashës, lideri historik i PD-së i ka thënë se nuk vë para vetes as interesat e PD dhe as interesat e demokratëve.

Për herë të parë pas ultimatumit amerikan për tu distancuar nga Sali Berisha, Basha zbuloi në emision ‘Open’ në Top Channel prapaskenat e bisedave me paraardhësin e tij para se të merrte vendimin për të përjashtuar nga grupi parlamentar.

Shteti amerikan nuk ka kërkuar pezullimin nga grupi, ka kërkuar përjashtim nga Kuvendi dhe distancim te partisë, nëse nuk do e bënim do izolohej PD nga çdo kontakt me SHBA dhe nga tryezat dhe forumet ndërkombëtare. Më ka thënë në sy që përpara vetes nuk vendos as PD-në dhe as demokratët dhe i kam thënë në sy që unë do të marr vendimet e mia si kryetar i PD-së. Përgjigja e tij ka qenë se ti merr vendimet e tua, unë marr vendimet e mia”, tha Basha.

Gjithashtu Sali Berisha nga foltorja në Kurbin tha se ai dhe fëmijët e tij s’kanë pasur kurrë dosje në SPAK, një përgjigje kjo për akuzat e mbrëmshme të kreu të PD , Lulzim Basha në Open.

Ai iu përgjigj Bashës edhe për deklaratën se firmat i ka mbledhur me njerëz nga bota e krimit.

“Ai tha se Berisha ka mbledh firmat me kriminel, ua sqaroj,  unë i kam denoncuar më së shumti kriminelet me emra këtu, e  bëj për qytetarët  dhe gazetarët se mu nuk  më kanë kërcënuar se dhe po ta bëjnë nuk pyes fare, dhe unë e bëj këtë për ju, njëri prej tyre është Suel Çela, kam bërë 26 denoncime për të.  Le të dalin tabulate ku Basha më thotë mos ia përmendim emrin se na prish punë, po i kam thënë turp për ty. Ai thotë se unë kam dosje në SPAK bashkë me fëmijët, fëmijët e mi s’kanë pasur kurrë dosja ,dhe as unë as nuk kam pasur dhe as nuk kam.  Rama prej 3 vitesh ka dërguar me dhjetëra vendime në prokurori dhe që të gjitha janë kthyer sepse unë kam zbatuar vetëm ligjin”, tha Berisha.

Ish-kryeministri i është drejtuar kryeministrit aktual se fundi i tij është shumë afër, ndërsa për Bashën tha se është i përshtatshëm për qelitë në Shqipëri dhe SHBA duke e akuzuar për dy dosjet, “Muzin’ dhe “Toyota Yaris”.

Ai i tha Ramës se po e paralajmëron siç ka bërë me Fatos Nanon. Berisha i bëri thirrje Ramës të bëjë gati valixhet dhe të niset drejt Beogradit së bashku me ‘Lul- pengun” se nuk e kanë vendin në Shqipëri.

“Kreu i Meduzës ka pasion hekurat për shqiptarët, bëj gati valixhet nisu për Beograd se në Shqipëri s’ke vend. Mos harro me marrë me vete edhe Lul-pengun, megjithëse s’të bie në mend për të kur t’ia mbathësh vete. Edvin bashkë me ty dhe Lulin do t’ju rrokullis të dyve, je i pashpresë”, tha Berisha.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA