Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 434 raste të tjera dhe 19 viktima nga koronavirusi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është 214.213, ndërsa numri i viktimave 7.511.

Vendi po ashtu regjistroi 421 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër koronavisurit, duke e çuar në 198.419 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar të cilët paraprakisht ishin të prekur nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 8.283.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.461.757 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.026 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA