Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i ka kërkuar deputetëve të votojnë amendamentin e prezantuar prej tij, që i shërben Reformës në Drejtësi dhe vettingut. 

Bëhet fjalë për kërkesën e KPA dhe ONM-së për rritjen e buxhetit, me qëllim përshpejtimin e punës për rritjen e kapaciteteve për burimet njerëzore.

“Që prej 2016 Kuvendi ka mbështetur kërkesat që kanë ardhur nga institucionet e reja të krijuara në sistemin e Drejtësisë për t’i mbështetur kërkesat e tyre për një buxhetim sa më adekuat të aktivitetit të tyre. Ka të bëjë me një kërkesë që ka ardhur nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit dhe nga Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ku të dyja sëbashku kanë kërkuar në funksion të përshpejtimit të punës nga ana e Komisionit të Posacëm te Apelimit ka kërkuar një shtesë në buxhet për të rritur kapacitet e tyre për burimet njerëzore në mbështetje të vlerësimit që bën ky mision. Ju ftoj ta votoni këtë amendament”, tha Balla.

Top Channel