Përfaqësuesja e Greqisë tërhiqet nga ‘Miss Univers’ i mbajtur në Izrael në mbështetje të Palestinës (fotot)

25/11/2021 21:26

Bukuroshja greke Rafaela Plastira është tërhequr nga spektakli i Miss Universe që pritet të mbahet në Izrael, duke shprehur në një postim mbështetjen dhe dashurinë për Palestinën.

Agjencia Wafa tha se Plastira komentonte në rrjetin Instagram se ishte e lumtur për mbështetjen që kishte marrë nga fansat e saj për vendimin.

“Është e mrekullueshme të shoh sa shumë dashuri, mbështetje e mirëkuptim kam marrë nga të gjithë ju. Palestina është çdo ditë si në mendjen ashtu dhe në zemrën time.”

“Unë i dua vendet e të gjithë botës por zemrën e kam te njerëzit që luftojnë për jetën e tyre në Izrael&Palestine. Nuk mund të ngjitem në atë skenë duke pretenduar se gjithçka është normale”, shkruante Plastira.

Konkurentja greke e Miss Universe tha se ishte e zhgënjyer me konkursin e famshëm, duke argumentuar se “njerëzimi është përmbi konkurset e bukurisë.”

Organizata e Fushatës për Bojkotin Akademik dhe Kulturor të Izraelit (PACBI) mirëpriti vendimin e Plastira për t’u tërhequr nga konkurimi i Miss Univers.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA