Kryemadhi paraqet amendamentet për bujqësinë në Kuvend, Erisa Xhixho e filmon (FOTO)

25/11/2021 11:24

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka paraqitur 3 amandemente që kanë të bëjnë me bujqësinë në Kuvend.

Teksa Kryemadhi kërkonte që të shtohet mbështetja për fermerët pasi e cilëson bujqësinë si sektor të vështirë prej konkurrencës së padrejtë, vihet re që deputetja e LSI, Erisa Xhixho e filmon me celular fjalën e saj në Kuvend.

Kryemadhi: Unë kam marrë përsipër për të paraqitur 3 amendamente që kanë të bëjnë me bujqësinë. Amendamentin e parë do të doja ta çoja sepse fermerët janë në situatë të vështirë dhe bujqësia është sektor i vështirë për shkak të situatës ku konkurrenca është bërë e padrejtë dhe e vështirë.

Duke parë me vëmendje projektbuxhetin, vërejmë se zhvillimi rural duke mbështetur prodhimin bujqësor e agro përpunuar, në tabelën nr 1 shohim që është 7 miliardë, që dhe vetë kryeministri i ka bërë reklamë. Duke e parë dhe vëzhguar me detaje, shohim që kjo shifër është 3.6 miliardë.

Një nga propozimet është që të shtohet mbështetja për fermerët. Mundësitë që të bëhet ky ndryshim do të jenë të menjëhershme duke pasur parasysh që fermerët e kanë të domosdoshme.

Dy amendamentet e tjera kanë të bëjnë me paketën fiskale. Rritja e TVSH pa u konsultuar me fermerët do të ketë impact në rritjen e prodhimit dhe në xhepat e shqiptarëve.

FOTO GALERI
7/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA