Egjipti celebron rihapjen e Bulevardit 3,000-vjeçar të Sfinksave me më shumë se 1,000 statuja të lashta (fotot)

25/11/2021 20:27

Egjipti prezantoi sot një bulevard të shenjtë të mbushur me statuja të lashta, që është përdorur si rrugekalim kortezhi edhe 3000 vjet më parë.

E quajtur ‘Bulevardi i Sfinksave’, në rrugën prej 2.5 kilometra janë reshtuar  1,050 statuja sfinksash e deshësh që përfundojnë në tempullin e Karnak në veri, dhe vijojnë deri në qytetin e Luxor në jug.

Rruga e shtruar me kalldrëm graniti përdoret çdo vit në festivalin e quajtur ‘Opet’ që mbahet në muajin e dytë të sezonit të përmbytjeve të Nilit.

Në të priftërinjtë mbajnë në krahët e tyre tre barkat hyjnore dhe transportojnë statujat e Triadës tebiane, nga fillimi në fund të saj.

Ceremonia bëhet në nder të zotit Amun-Re, bashkëshortes së tij Mut dhe birit të tyre Khonsu.

Rruga është përdorur më vonë nga romakët dhe besohet se është rinovuar nga Kleopatra, mbretëresha Ptolemaike që la hieroglifet me emrin e saj në tempullin e Luxor.

Tradita nisi të zbehej me kalimin e kohës derisa rruga u braktis dhe nisi të varrosej nga rëra.

Kjo ndodhi deri në vitin 1949 kur njeriut i ranë në sy sërish statujat e sfinksit, tetë prej të cilave u zbuluan nga arkeologu Dr Zakaria Ghoneim, shkruan ABC News.

Nga viti 1958 deri në 1961, 17 statuja të tjera u zbuluan, dhe më pas 55 të tjera përgjatë saj deri në 1964.

Harta e të gjithë rrugës së korteut, identifikua në vitin 2000, kur nisën dhe gërrnimet.

Kjo bëri që qindra shtëpi, xhami dhe një kishë 115-vjeçare të shkatërroheshin për të ringjallur lavdinë e Bulevardit të Sfinksave.

FOTO GALERI
1/7
Egjipti prezantoi sot një bulevard të shenjtë të mbushur me statuja të lashta, që është përdorur si rrugekalim kortezhi edhe 3000 vjet më parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA