“Edhe ti me 2 gishta, hajde”/ Fermerët e Lushnjes shkuan për protestë, Rama i fut në parlament (FOTO)

25/11/2021 10:27

Kryeministri Edi Rama ka marrë një grup fermerësh për të diskutuar në parlament. Sapo mbërriti nga makina në hyrje të parlamentit, Rama bisedoi me ta dhe një përqafësi vendosi që ta fusë në parlament.

“Kush do të vijë me mua të flasim brenda se këtu në rrugë nuk flitet. Kush do të vijë tjetër? Hajde. Edhe ai që ngriti 2 gishtat, ku është ai. Kjo nuk është punë demokratët. Hajde”, i thotë Rama.

Ata kishin mbërritur para Kuvendit për të protestuar. Disa ditë më parë, teksa prezantonte buxhetin 2022 për fermerët, Rama përmendi edhe protestat duke thënë: “Dua ta filloj me elementin që ka krijuar edhe atë konfuzionin e pragut të miratimit të buxhetit, i materializuar dhe në disa protesta, të cilat janë legjitime, por për të cilat unë besoj se ata që kanë marrë pjesë, në një masë të madhe, janë të keqinformuar.

Çfarë ka ndodhur, në fakt, është shumë e thjeshtë në shifra, dhe pse ne kemi vendosur ta heqim atë rimbursimin e 6% dhe çfarë do bëjmë me atë masë parash që përdorej për rimbursimin, se këto janë pastaj të nevojshme për të kuptuar që është hedhur një hap përpara, jo mbrapa. Atyre që nga smartphone-i bëjnë komente në Facebook që bujqësia ka marrë fund, fshati ka marrë fund, gjithçka ka marrë fund, u them që jeni “out” nuk dini se çfarë flisni. E kundërta është e vërtetë.

Mjafton të shikojmë faktet dhe nuk ka nevojë të humbasim në shumë shifra. Mjaftojmë të shikojmë eksportet.”

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA