Basha në Open: Mos të bëjmë këtu si murgj të izoluar në manastir dhe nuk e dimë peshën e SHBA në historinë e shtetit  

25/11/2021 22:48

Kreu i partisë opozitare më të madhe në vend, Lulzim Basha në një intervistë në Open rrëfeu se sa e madhe është pesha e SHBA-së në historinë e shtetit shqiptar.

Po mos të ishte për SHBA-të, nuk do e kishim Kosovën as të lirë as të pavarur, sipas tij.

“Nuk mund të pretendosh as ti dhe asnjë shqiptar tjetër me pak mend në kokë, ose siç ma tha një nga kryetarët e degëve, kur më thonë po ç’punë keni me Amerikën, unë i them: O Idiot! Dhe mendoj që është e duhura, o idiot, si ç’punë ke me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po mos të ishte për SHBA-të, po mos të ishte për mbështetjen e tyre, Zoti e dinte se sa do zgjaste komunizmi. Po mos të ishte për SHBA-të, nuk do e kishim Kosovën as të lirë as të pavarur. As Shqipërinë në NATO, që deri në atë moment kërcënohej nga Jugu në Veri, sa herë që këtu kishte destabilitetin më të vogël politik, futeshin trupat fqinjë. Mos të flasim për themelimin e shtetit.

Pra, mos të bëjmë këtu ne si murgj të izoluar në manastir dhe nuk e dimë ne peshën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 30 vite pluralizëm dhe në 100 e ca vite ekzistencë të shtetit shqiptarë dhe Kombit shqiptarë, përfshirë shtetin e Kosovës”, tha Basha.

Top Channel