Tmerr në Etiopi/ Rebelët shfaqin pamje dramatike të mijëra ushtarëve të kapur rob (video-foto)

24/11/2021 20:57

Pamje dramatike ajrore të publikuara në rrjet pretendonin të tregonin ushtarë të burgosur etiopianë që shprehnin solidaritet me rebelët Tigrei.

Video e publikuar nga zëdhënësi rebel Reda Getaçev, pretendonte të tregonte se ushtarët e kapur të qeverisë, tani mbështesin rebelët.

Mediat perëndimore nuk mund të konfirmonin saktësinë e imazheve apo të pretendimeve.

Britania dje nxiti qytetarët e saj të largoheshin nga Etiopia, duke cituar si arsye afrimin e luftimeve te kryeqyteti.

“Konflikti në Etiopi po përkeqësohet shpejt,” tha ministrja britanike për Afrikën, Vicky Ford.

“Në ditët në vijim luftimet mund të afrohen më shumë në Addis Ababa, dhe kjo do të kufizonte opsionet e të huajve për t’u larguar nga vendi”.

Britania ka këshilluar qytetarët e saj të largohen nga vendi prej më shumë se një muaji prej përkeqësimit të konfliktit.

Londra ka kërkuar armëpushim për lejimin e ndihmës humanitare drejt Addis Ababa dhe heqjen e bllokadës ndaj rajonit Tigrei.

FOTO GALERI
1/11
Marshimi kater-ditor i 7,000 ushtareve te japur rob nga Abdi Eshir drejt Mekelle

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA