Replika ndaj kandidatit për kreun e Interpol që akuzohet për tortura

24/11/2021 02:44

Ceremonia e hapjes së asamblesë së përgjithshme të Interpol u përfshi sot nga kontestimet teksa kandidati për kreun e organit të lartë të zbulimit, akuzohet për tortura.

Por megjithë akuzat, kreu i sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, gjeneral Naser Ahmed Al-Raisi, vazhdonte fushatën për të marrë postin e presidentit të Interpol. Ai ka përballë vetëm një kandidat tjetër, ish-kreun e sigurisë së Republikës Çeke, Sarka Havrankova.

Sekretari i përgjithshëm i Interpol, Jurgen Stock, përsëriti se është në dorë të vendeve të emërojnë kandidatët e tyre dhe më pas të zgjedhin presidentin.

“Jam në dijeni të akuzave por ato janë çështje e vendeve të përfshira. Të enjten vendet anëtare vendosin për kryetarin e ri”, tha kreu aktual Stock.

Sfiduesi çek Sarka Havrankova, tha se informacionet për akuzat vijnë nga mediat publike. “Informacionet e mia janë vetëm ato të publikuara në media. Unë vetë jam oficer policie prandaj e kuptoj se këto janë akuza serioze. Por gjykatësit do të vendosin për të vërtetën”. “Unë po përpiqem të sjell një alternativë, delegacionet do të vendosin si duhet të drejtohet organizata”, shtoi Havrankova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA