Një prej vajzave që i shpëtuan tragjedisë, kishte udhëtuar me të fejuarin drejt Turqisë në fundjavë, dhe ishte pikërisht ai që e nxori nga ferri i flakëve.

Babai i saj thotë se lajmin e mësoi nga mediat sociale. Dhëndri dhe e bija janë hedhur nga dritarja; ajo ka hedhur këmbën e sot operohet.

Kur mësova që janë gjallë fillova të qaj”, thotë ai.

Më tej citon fjalë e së bijës, Medina që ka mbetur e traumatizuar, pasi ka parë veç të tjerash një djalë të vogël të mbuluar nga flakët. Ajo tha se kishte qenë në gjumë, por u zgjua e tmerruar nga të bërtiturat.

S`di as vetë sesi kam dalë. Dëgjova britmat e fëmijëve, kishte shumë fëmijë në autobus”, është shprehur ajo.

Të afërm të të mbijetuarve presin me ankth lajme për njerëzit e dashur përpara dyerve të spitalit në Sofje, ku ata u dërguan me urgjencë pas aksidentit fatal.

Xhaxhai im 49 vjeç nga fshati Dolno Kolicani, ka shpëtuar, është në gjendje të qëndrueshme. Por për të tjerët, hallën dhe kushëririn nuk kemi asnjë lajm, Mjekët thonë se nëse nuk janë këtu, me shumë mundësi kanë vdekur atje në vend”.

Kërkoj nipin, kemi gjithë ditën këtu nuk na thonë asgjë, nuk na japin asnjë informacion. Këtu ka njerëz që kanë humbur 7 apo 8 të afërm, është e tmerrshme”.

7 janë të mbijetuarit që po trajtohen në spitalin e Sofjes dhe plagë të ndryshme dhe djegie në trup. Familjarët e të aksidentuarve thonë të revoltuar se nuk kanë marrë informacion për njerëzit e tyre nga agjencia “Besa Trans”, e lajmet i kanë kërkuar në Facebook.

Top Channel