Përdornin rrjetet sociale për të shitur/ 1 mln euro produkte në magazina, hetimet e prokurorisë ‘zbërthejnë’ skemën e 6 menaxherëve në Tiranë

23/11/2021 13:19

Gjashtë të rinj, administratorë dhe menaxherë të subjekteve të ndryshme në Tiranë janë vënë nën prangat e policisë së Tiranës, pas hetimeve Prokurorisë së kryeqytetit për kontrabandë me mallra si dhe fshehje të të ardhurave.

Në pranga ranë shtetasit me inicialet: A. D., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, M. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, B. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, E.Gj., 38 vjeç, banues në Tiranë, K.S., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se këta shtetas akuzohen për veprat penale “Tregëtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale/intelektuale”.

Nga informacionet e marra policia nisi procedimin penal për të zbërthyer skemën e dyshuar të magazinimit dhe tregtimit të mallrave kontrabandë nga disa nga subjektet e dyshuara që kryenin këtë aktivitet

Skema është e thjeshtë dhe e qartë, mallrat të cilat dyshohet se hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, duke shmangur dhe detyrimet e tjera, magazinohen në magazinat postare dhe më pas shpërndahen me anë të shërbimeve private postare, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,.

Më tej, në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se dyshohet që në këto pika magazinimi dhe shpërndarje të mallrave të jenë pika qendrore të shpërndarjes së mallrave kontrabandë, te falsifikuar per te gjithë Rajonin dhe duke i shkaktuar shtetit dëme financiare prej miliarda lekesh.

Nga ana e Prokurorisë, nen drejtimin e Prokurorit Bledar Valikaj, janë kryer veprime te plota hetimore duke përfshire dhe metodat speciale te hetimit duke finalizuar mëngjesin e dates 23.11.2021 operacionin e koduar “ FAST DELIVERY”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i 6 shtetasve.

Nga Oficeret e Seksionit te Krimit Ekonomik ne DVP Tirane me mbështetjen e grupeve te Drejtorisë se Pergj, te Tatimeve dhe Drejt se Pergj. te Doganave si dhe u be sekuestrimi mallrave te pa pajisur me dokumentacionin perkates, te paketuar dhe gati per tu shpërndare ne një rrjet kapilar ne Shqipëri dhe ne Rajon si dhe 5 magazinave postare me vlere qindra milionë leke.

Gjate këtyre veprimeve janë sekuestruar mallrat dhe magazinat postare dhe grupet e punës po vazhdojnë veprimet per te inventarizuar dhe përllogaritur vlerën e mallrave te sekuestruara e cila rezulton te jete e konsiderueshme:
P Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-6 magazina, me një sasi malli të konsiderueshme të dyshuar kontrabandë dhe të pa pajisura me faturë tatimore;

-300 lloje të ndryshme produktesh industriale (si: veshje, parfume, medikamente mjekësore, vegla dhe materiale ndërtimi të cilat kapin një vlerë të konsiderueshme, afërsisht 1 milion euro)

-shuma monetare të cilat ishin përfituar nga shitja e produkteve.

Prokuroria pranë gjykatës se shkalles se pare Tirane do te kryeje nje hetim te plote dhe te thelluar per te qartësuar gjithë skemën e importimit dhe tregtimit te mallrave te cilat i shmangen detyrimeve tatimore duke mos hezituar te vere para përgjegjësisë penale këdo qe do te rezultojë i implikuar.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA