Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi së bashku me përfaqësues të UNICEF kanë inspektuar laboratorin e Teknologjisë në shkollën 9-vjeçare “Ardian Klosi”.
Gjatë kësaj vizite UNICEF ka prezantuar edhe një donacion prej 6 mijë dezinfektantësh (1 litër) si dhe 12 mijë maskash për shkolla të ndryshme.
Në një status në Facebook, Ministrja Kushi shkruan:
“Gjatë vizitës në shkollën “Ardian Klosi” në Tiranë, së bashku me Unicef Albania, vizituam nga afër laboratorin teknologjik në kuadër të projektit “Education Technology Hub – Aftësi digjitale për të gjithë’ ”.
Nga ky projekt kanë përfituar deri më tani 24 shkolla me 48 tabela elektronike SMART, 900 tableta di dhe trajnim për mësuesit për përdorimin e mjeteve digjitale në mësimdhënie.
Top Channel