Krahasuar me vitin e shkuar, Tirana shkëlqen, Partizani “ngel në klasë”!

23/11/2021 12:57

Pas përfundimit të fazës së parë skuadrat e Abissnet Superiores kanë krijuar një ie më të qartë sa i takon pretendimeve që do të kenë këtë edicion. Nëse do i krahasojmë me një sezon më parë Tirana është e vemtja skuadër që ka pasur një progres fantasatik, ndërsa në anën  tjetër Partizani, Vllaznia dhe Kastrioti nuk kanë qenë në lartësinë e një edicioni më parë.

Në anën tjetër Kukësi, Teuta, Laçi, Skënderbeu ndodhen në të njëjtat ujëra. Tirana që e mbylli fazën e parë si kryesuese, ka bërë një paraqitje dukshëm më të mirë se edicionin e shkuar, teksa sheh që të ketë 20 pikë, 7 më tepër se në të njëjtën periudhë edicionin e shkuar. Bardheblutë janë skuadra e cila kanë bërë mirë se çdo skuadër tjetër krahasuar me fazën e parë të një sezoni më parë. Bardheblutë kanë marrë 6 fitore deri më tani, 3 më shumë se në 9 javët e para të edicionit të shkuar, diçka që ka bërë dhe diferencën.

Kukësi duket se është në të njëjtën situatë si një vit më parë. Verilindorët kanë grumbulluar një pikë më shumë se sezoni i shkuar, duke qenë në të njëjtin pozicion në vendin e dytë. Kuksianët kanë grumbulluar 17 pikë në 9 takimet e para të këtij sezoni, ndërsa bie në sy se sulmi ka aritur që të bëjë më mirë se në edicionin e shkuar, duke shënuar 5 gola më tepër, duke realizuar 17 herë.Vllaznia  aktualisht e sheh veten në vendin e  tretë me 13 pikë, por një vit më parë i kishte bërë gjërat shumë më mirë, teksa ishte kryesuese e kampionatit me 6 pikë më tepër. Shkodranët e dhe pse e nisën me pretendime të mëdha, por nuk kanë pasur të njëjtin ritëm në 1/4 e kampionatit, me të njëjtën periudhë me edicionin e shkuar.

Teuta është e vetmja skuadër që rezulton se në raport të pikëve me sezonin 2020-2021 nuk ka asnjë ndryshim. Djemtë e detit kanë marrë 13 pikë, aq sa dhe në nëntë javët e para të kampionatit të shkuar.

Ajo që bie në sy është numri i golave të shënuar dhe atyre të pësuar, me durrsakët që një edicion më parë kishin realizuar 5 gola, ndërsa këtë edicion kanë shënuar më shumë se dyfishin, ndërsa për numrin e golave të pësuar diferenca është akoma dhe më e madhe, pasi prapavija është treguar më e brishtë këtë sezon me 11 gola të pësuar, ndryshe nga një vit më parë kur kampionët kishin mbrojten më solide me vetëm 3 gola të pësuar.Pavarësisht nisjes jo të mirë të sezonit, Laçi ka arritur që të bëjë më mirë se kampioantin e kaluar, duke grumbulluar 1 pikë më shumë, 12, e duke  u renditur në vendin e pestë. Bardhezinjtë kanë gati të njëjtin ritëm si një sezon më parë, por performanca e tyre në fund të fazës së parë bëri që të kenë një ngjitje bindëse në klasifikim.

Skënderbeu po ashtu nuk ka shumë diferenca, teksa ka marrë 7 pikë një më shumë se një edicion më parë, duke pasur një ecuri gati identike, si për numrin e golave të shënuar dhe atyre të pësuar, me Partizanin dhe Kastriotin janë skuadrat që ka zhgënjyer më shumë, nëse i krahasojmë me edicionin 2020-2021, pasi kanë një regres jo të vogël.Demat e kryeqytetit kanë vetë, 9 pikë, katër më pak se një sezon më parë, ku pas 9 javësh e shikonin veten në vendin e tretë, ndërsa tani ndodhën në zonën e play off. Me vetëm 1 fitore në tetë javë, skuadra e kuqe ka treguar se ka probleme, pasi ka shënuar më pak se edicioni i shkuar dhe ka pësuar më shumë.

Në anën tjetër ndodhet Kastrioti, që ka bilancin më negativ, pasi ka grumbulluar 8 pikë më pak se një vit më parë. Krutanët kishin koleksionuar 13 pikë në 9 javë një sezon më parë, ndërsa këtë edicion e shohin veten në vendin e fundit dhe me mbrojtjen më të dobët./ SS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA