Një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” është vënë nën prangat e policisë, si dhe një tjetër është proceduar penalisht.
Policia ndaloi shtetasin Ç. B., 26 vjeç, banues në Durrës, sepse Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi pasi dyshohet se ka konsumuar veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ndërkaq, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve” për shtetasin E. B., 66 vjeç.
Ky shtetas, në hyrje të fshat Maliqit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip traktor, me të cilin po transportonte një sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel