FOTO/ Ja kush është shoferi i autobusit që mbeti i vdekur nga tragjedia në Bullgari. Mes viktimave edhe vajza e politikanit

23/11/2021 12:29

Memedi Kadri është një prej shoferëve të autobusit që mbeti i vdekur mes 45 viktimave në aksidentin tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Bullgari.

Nga kjo tragjedi mbijetuan vetëm 7 persona që janë në spital duke marrë trajtim mjekësor.

Në momentin e ngjarjes së rëndë, bashkë me Kadri në autobus ndodhej edhe një shofer tjetër, më të cilin ndërroheshin pas lodhjes nga rruga e gjatë. Nuk dihet cili ishte në timon gjatë tragjedisë.

Një tjetër viktimë është vajza vajza e politikanit të njohur në Maqedoninë e Veriut Muhedin Brava, përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët.

Vetë Brava ka ndarë një foto në rrjetet sociale nga aksidenti tragjik duke bashkangjitur edhe një mesazh prekës për humbjen e të bijës, Sumeja Brava, 27 vjeçe.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA