12 fëmijë janë në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që i mori jetën 46 shtetasve të Maqedonisë së Veriut që po udhëtonin në Bullgari.
Dy prej të miturve janë binjakë.
Maja Argirova, Maja Argirova nga Klinika e Djegieve në spitalin “Pirogov” në Sofje ku po trajtohen të mbijetuarit, thonë se gjendja e tyre është e stabilizuar për momentin, por psikologjikisht janë të dërrmuar.
“Kanë humbur familjarët e tyre, situata është e rëndë”, u shpreh ajo.
Të mbijetuarit, dy gra dhe pesë burra, shpëtuan pasi u hodhën nga dritarët e mjetit. Autobusi me targa të Maqedonisë ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Automjeti ka hyrë në Bullgari nga Turqia.
Pak pas mesnate, autobusi ndaloi në një pikë karburanti afër Sofjes dhe më pas vazhdoi rrugën. Aksidenti ka ndodhur një orë më vonë.
Sipas informacioneve të para, me autobusin që i mori jeten udhëtonin kryesisht të rinj të cilët ktheheshin nga një ekskursion.
Zaev tha se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeç.
Top Channel