Kongresi i Manastirit, që përcaktoi alfabetin latin që ne përdorim sot, u mbajt nga 12 – 20 nëntor 1908.
Takimi i dijetarëve më të mëdhenj, para 113 viteve pason historinë e ndërlikuar të alfabetit të shqipes.
Ndasitë mes pjesëmarrësve, politike a ideologjike, krahinore a dialektore apo fetare e kulturore, u lanë mënjanë në emër të shqiptarizmit.
Kongresi u mbajt në shtëpinë e Fehim Zavalanit; drejtues i Kongresit ishte Mid’hat Frashëri; kryetar i Komisionit për Alfabetin u bë Gjergj Fishta; sekretare ishte Parashqevi Qiriazi; nënkryetarët ishin Grigor Cilka e Luigj Gurakuqi; e anëtarë të tjerë të Komisionit ishin Ndre Mjeda, Hilë Mosi, Thoma Avrami, Simon Shuteriqi, Nyzhet Vrioni, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Mihal Grameno, Zenel Glina, Leonidha Naçi, Dhimitër Buda etj.
Që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe dhe greke këta 160 delegatë e shpallën zgjidhjen e kësaj çështjeje si detyrën më të ngutshme të lëvizjes kombëtare.
Në përfundim, kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja latine, që e përdorim edhe sot, duke çuar drejt bashkimit gjuhësor kombëtar të gjithë shqiptarët.
4 vite më vonë, në Vlorë, do të themelohej edhe shteti shqiptar.
Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX
Top Channel