Shkolla e mesme Petro Nini Luarasi vijon të jetë në listën e 5 gjimnazeve më të mira, por ndryshe nga vlerësimi i mëparshëm që mbante vendin e parë sipas specialistëve arsimorë në vitin mësimor 2020-2021 ka zbritur në vendin e tretë.
E tashmë listën e kryeson gjimnazi QEMAL STAFA.
‘Ka ndikuar edhe pandemia. Mësimi online. Por ne premtojmë që do mësojmë më shumë që të arrijmë të jemi sërish në vendin e parë’.
Gjimnazi Sami Frashëri renditet i dyti pas Qemal stafës, e më tej vendin e katërt e mban Ismail Qemali e të pestin Sinan Tafaj.
Ndërsa në listën e 5 gjimnazeve më pak të vlerësuara është edhe Myslym SHima në yzberisht. Efekt nxenesja
Nga shkollat 9-vjecare publike më mirë është vlerësuar Fan Noli. Pas tij qëndron Edit Durham, shkolla e Kuqe, shkolla Kosova dhe në vend të pestë renditet Misto Mame.
Shkollat 9 vjecare në Bathore, Kllojkë, Shëngjergj, Ferraj kanë vlerësim negative në kartën e performancës. Ky rezultat bazohet te disa elemente përgjatë gjithë vitit shkollor si objektivat e realizuara, kualifikimi i mësuesve, përqindja e nxënësve kalues, nota mesatare në provimet kombëtare apo fituesit e olimpiadave.
Top Channel