Pas gati 2 vjetësh mësim kryesisht online, nxënësit janë rikthyer në shkolla me kapacitet të plotë. Kjo ka nxjerrë në pah edhe një sërë problematikash të forta.
Ornela Belba, Punonjëse Sociale Shkollore: Problemi më i madh me të cilin ndeshemi janë konfrontimet fizike mes të rinjve, si dhe probleme sociale që shkaktohen nga divorci, varfëria dhe shëndeti mendor.
Nisur nga ngjarja e fundit në një fshat të Lushnjës, që 13 vjeçari vari veten, teksa donte të realizonte një sfidë në Tik-Tok, iu bëj thirrje prindërve që të jenë vigjilentë. Ata duhet të shqetësohen nëse fëmija mbyllet në vetvete, nuk do të shkojë në shkollë, nuk flet, ka probleme me gjumin dhe ushqimin.
Ata duhet të komunikojnë me mësuesin, psikologun e punonjësin social.
Ka prindër që më shumë rrinë vetë në celular, në vend që të kufizojnë fëmijët e tyre. Kur flet me fëmijën, ulu në nivelin e tij, lëre mënjanë celularin, enët, gatimin e gjithçka. Më mire 2 minuta të përqëndruar, sesa t’i çoni nëpër qendra lojërash e vende argëtimi.
Si prindërit edhe fëmijët po i zbusin barrierat me psikologun dhe punonjësin social të shkollës. Gjithnjë e më shumë po kërkojnë ndihmën tonë.
Top Channel